Arbëri

Peja i jep prioritet ndërtimit të sheshit, jo kërkesës së bizneseve hoteliere

Descriptive Text

Komuna e Pejës ka refuzuar kërkesën e komunitetit të bizneseve që operojnë në sheshin e qytetit si restorante dhe kafene, dhe i ka obliguar ato që t’i largojnë edhe objektet e ndërtuara para lokaleve në hapësirën publike të sheshit, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet fjalë për largimin e tarracave të mbuluara e të rrethuara, në mënyrë që t’i hapët rruga fillimit të realizimit të projektit për rindërtimin e sheshit.

Yll Tigani, njëri prej pronarëve të një lokali në shesh, tregon se ai bashkë me pronarët e lokaleve të tjera në shesh, iu kanë drejtuar zyrtarisht Komunës me një shkresë, duke kërkuar që të shtyhen punimet në këtë projekt deri në fund të sezonit të verës.

“Ne kemi pasë një vendim të Komunës në fund të prillit që t’i heqim tarracat dhe të lirojmë hapësirën për realizimin e punimeve. Por pas shumë takimeve që kemi pasur me Komunën, në një mënyrë u dakorduam që në pjesën kah janë lokalet, punimet të shtyhen për në fund të shtatorit”, ka thënë Tigani.

Ai ka theksuar se pronarët e lokaleve, pastaj edhe besuan se ashtu do të ndodhë, ndonëse me shkrim nuk kanë pasur asgjë prej Komunës, porse ky ishte vetëm një premtim verbal i bërë gjatë bisedave me zyrtarë të Komunës....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)