Jezuitët e kanë derën hapur për kthim në “Lyola”

Jezuitët e kanë derën hapur për kthim në “Lyola”

Fisnik Minci 13 June 2019 10:20

Udhëheqja e përkohshme e ALG “Loyola” ka përsëritur qëndrimin se jezuitët e kanë derën hapur për t’u kthyer në këtë institucion arsimor, që vepron në Prizren. Pas kërkesës së parashtruar ditë më parë nga Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola”, kryetari i Bordit dhe drejtor i përkohshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, ka theksuar se kthimi i jezuitëve në menaxhmentin e ALG “Loyola” varet nga vetë jezuitët dhe jo nga menaxhmenti i “Loyolas”.

Për këtë arsye ka shtuar se Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola” nuk ka të drejtë që të paraqesë këso kushtesh. Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar emërimin e një drejtori gjerman për “Loyolan”, i cili nga shtatori parashihet që ta marrë detyrën, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Bordit dhe drejtor i përkohshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se largimi i jezuitëve nga shoqëria bartëse e ALG-së ka qenë e papritur dhe se nga ta paraprakisht ishte kërkuar që të sillnin një alternativë për ish-drejtorin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme