Kosovë

Në Tërpezë të Malishevës u përuruan gjashtë rrugë

Në Tërpezë të Malishevës u përuruan gjashtë rrugë

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të aktiviteteve për shënimin e datës më të rëndësishme të Malishevës, sot në fshatin Tërpezë, janë përuruar gjashtë rrugë të reja të ndërtuara në këtë fshat. Në ceremoninë e përurimit të këtyre rrugëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e Tërpezës për rrugët.

“Pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e ndërtimit të rrugëve dhe pranimit teknik të punimeve, ne sot, në prag të shënimit të ditës më të rëndësishme të komunës, po i përurojmë këto rrugë, të cilat janë ndërtuar nga buxheti komunal, për banorët e fshatit tuaj. Urime rrugët e reja dhe urime Dita e Çlirimit të Malishevës”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e përurimit të rrugëve.