Kosova, vazhdimisht po merr kritika për mjedis të ndotur dhe moskujdes për ambientin.
Por, ekziston një vend që thyen këtë vlerësim, raporton KTV.
Në dukje të parë, të jep përshtypjen se vendi nuk është në Kosovë.
Por, ky oborr i mahnitshëm shkollor gjendet në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë, të Komunës së Gjakovës.
Shkolla në periferi të fshatit ka para vetes 84 ari tokë, hapësirë e mbjellë komplet me bar dhe lule.
Ky peizazh është krijuar me vetiniciativë të stafit dhe 123 nxënësve që mësojnë këtu.
Oborri thuajse është i paprekur, e kjo falë kujdesit edhe të nxënësve.
Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, por edhe banorët e fshatit, janë të kënaqur me gjithë këtë punë dhe thonë se ua ka shtuar dashurinë për fshatin e tyre.
Pos kësaj, 210 drunjtë me pemë të mbjellë në oborr të shkollës, por edhe patatet që gjithashtu mbillen nga nxënësit, u dërgohen Kryqit të Kuq në Gjakovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.