Kosovë

Turbullirë e ujit në kanalin e Iber Lepencit, ndërprerje të ujit në Shkabaj dhe Drenas

Turbullirë e ujit në kanalin e Iber Lepencit, ndërprerje të ujit në Shkabaj dhe Drenas
 

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

KRU Prishtina bën të ditur se si shkak i kësaj ka rritje të turbullirës me mbi 30 NTU, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, transmeton Koha.net.