Arbëri

Parregullsi në prokurim dhe nivel të lartë të obligimeve të papërmbushura

Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Komunën e Rahovecit për vitin financiar 2018 ka gjetur disa dobësi e mangësi në prokurim, realizimin e buxhetit, menaxhimin e llogarive të arkëtueshme, menaxhimin e llogarive të pagueshme, menaxhimin e të hyrave dhe menaxhimin e dosjeve të personelit.

Në të gjitha këto fusha, sipas Auditorit, kërkohen përmirësime të mëtutjeshme.

ZKA-ja ka identifikuar dobësi sistematike në menaxhimin e pagesave për investime. “Në dy raste Komuna kishte ekzekutuar pagesat në mungesë të raportit për pranimin e punëve, ku vlera në total e pagesave ishte 15.206 euro. Shkaku i kësaj dukurie ishte neglizhenca nga ana e stafit dhe përgjegjësia për të implementuar ligjet dhe rregullat në fuqi, ku për pasojë kanë dështuar kontrollet e brendshme”, shkruan në raport.

Auditori ka gjetur raste kur punët janë realizuar pas periudhës së skadimit të kontratës dhe vlefshmërisë së sigurimit të ekzekutimit.

“Tek kontrata ‘Ndërtimi i ndërtesës së përbashkët për banim të familjeve me nevojë në Rahovec” përkatësisht pika 10.2 e kushteve të veçanta ndër të tjerash specifikon se kontrata është trevjeçare, vlera e së cilës është 517.784 euro e nënshkruar më 22/12/2014, dhe do të duhej të përfundonte në dhjetor të vitit 2017. Megjithatë, kemi vërejtur se në bazë të situacioneve gjatë vitit 2018 janë realizuar dhe paguar 90.000 euro pas skadimit të kontratës, po ashtu edhe vlefshmëria e sigurimit të ekzekutimit të projektit të kërkuar sipas kontratës kishte skaduar. Me këtë rast komuna nuk kishte ndërmarrë asnjë procedurë të nevojshme për të vazhduar kontratën dhe afatin e sigurimit të ekzekutimit, tashmë të skaduar”, shkruan në raport.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)