Kosovë

Opozita akuzon Komunën në Lipjan për mohim qasjeje në dokumente publike

Opozita akuzon Komunën në Lipjan për mohim qasjeje në dokumente publike
 

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan, ka akuzuar ekzekutivin e Komunës me arsyetim se për herë të dytë i është mohuar qasja në dokumente publike.

Ky subjekt nëpërmjet procedurave zyrtare ka kërkuar kontratën për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”, nën dyshimin se punimet nuk janë realizuar sipas marrëveshjes me Komunën, pastaj në mesin e dhjetëra dokumenteve të tjera ka kërkuar edhe lejet e objekteve banesore për periudhën 2014-2019, derisa ka dyshuar se ato po ndërtohen pa kritere.