Arbëri

250 mijë euro për shtratin e lumit Mirusha në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.

Haziri dhe Matoshi janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan.