Vetëvendosje në Viti kërkon përgjegjësi për ngecjet në zhvillim dhe për papunësinë

Vetëvendosje në Viti kërkon përgjegjësi për ngecjet në zhvillim dhe për papunësinë

Feim Azemi 24 May 2019 08:19

Lëvizja Vetëvendosje në Viti të enjten ka zhvilluar një aksion para objektit të Komunës, duke akuzuar qeverisjen komunale se ka dështuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përkeqësim të mëtutjeshëm të klimës të bërit biznes, shkruan sot Koha Ditore.

Ky subjekt politik ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, se ka bërë fushatë elektorale me premtimet për punësimet dhe se kishte shfrytëzuar hapjen e fabrikës së teksilit “Vitex” për këtë qëllim.

Sipas VV-së, mbyllja e fabrikës “Vitex” dhe largimi i 150 punëtorëve është edhe përgjegjësi e qeverisjes komunale, e cila kishte premtuar se me hapjen e fabrikës do të arrihej punësim i qëndrueshëm

Këshilltarja komunale nga radhët e VV-së, Liridona Bislimi, deklaron se mbyllja e fabrikës me 150 punëtorë është shenjë se qeverisja komunale është duke krijuar një ambient ku të rinjtë e shohin si mundësi largimin e tyre nga komuna në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, ku edhe synojnë që të punësohen.

Ajo thotë se në Komunën e Vitisë nuk ka investime të sektorit privat, ku do të gjeneroheshin vende të punës....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme