Kosovë

Në Gjilan nis fushata vetëdijësuese për trafikun rrugor “Të gjithë jemi këmbësorë”

 

Policia e Kosovës - Trafiku Rajonal në Gjilan ka filluar një fushatë vetëdijësuese në mbrojtje të këmbësorëve në Trafikun Rrugor “Të gjithë jemi këmbësorë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në vazhdën e rritjes së sigurisë së përgjithshme të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, veçanërisht të këmbësorëve, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan janë në implementim të fushatës vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë’’, projekt i cili po realizohet edhe në nivel shteti në koordinim me Divizionin e Trafikut rrugor, nga shtabi qendror”, thuhet në komunikatë.