Kosovë

PDK-ja ngre dyshime për keqpërdorime nga zyrtarët te ndërtimet e larta në Lipjan

 

Subjekti më i madh opozitar në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan, ka ngritur një varg dyshimesh ndaj ekzekutivit të Komunës për keqmenaxhim të qeverisjes lokale dhe për pjesëmarrje të paligjshme nëpër ndërtime të larta, andaj ka kërkuar dhjetëra dokumente publike nëpërmjet procedurave ligjore, përfshirë lejet ndërtimore për të gjitha objektet banesore për periudhën 2014-2019.

Përpos kësaj, në mënyrë të veçantë PDK-ja ka kërkuar edhe kontratën ndërmjet Komunës dhe kompanisë “Dino” për ndërtimin e një objekti banesor, shkruan sot Koha Ditore.