Arbëri

Malisheva do të ketë buxhet më të madh për 1.2 milionë euro

Buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2020 planifikohet të jetë më i lartë për 1.2 milionë euro në krahasim me buxhetin e këtij viti. Kjo informatë është prezantuar në mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, të drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Në këtë mbledhje drejtori për Buxhet dhe Financa i ka njoftuar drejtorët komunalë me Qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020 pritet të jetë 8 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti”, thuhet në njoftimin e Zyrës Komunale për Informim të Komunës së Malishevës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë raportimit të tij, në Këshillin e Drejtorëve, drejtori për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka deklaruar se buxheti për vitin 2020, do të jetë për 1.2 milion euro më i lartë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)