Nesër nis pastrimi i deponisë më të madhe në rajonin e Pejës

Nesër nis pastrimi i deponisë më të madhe në rajonin e Pejës

19 May 2019 17:14

Nesër do të pastrohet deponia që konsiderohet si më e madhja në Pejë, ajo në fshatin Dydesh.

Këtë e ka bërë me dije për mes një njoftimi për media, “Let’s Do It” që tregon se deponia gjendet në një zonë në mes të Komunës së Pejës dhe asaj të Istogut, andaj pastrimi i asaj deponie do të mbështet financiarisht nga te dy komunat.

“Për pastrimin e kësaj deponie, më e madhja në Rajoni e Pejës, ‘Let’s Do It’ do të ofrojë një sasi derivatesh për makinerinë që do të kryejë pastrimin në atë zonë. Ky aksion nesër do të fillojë vetëm me makineri, ndërsa këtij aksioni do t’i bashkohen edhe vullnetarët të martën [21 maj 2019] duke filluar nga ora 11:00. Përveç pastrimit, e njëjta hapësirë do të rrethohet, e më pas edhe do të gjelbërohet”, thuhet në njoftimin nga kjo organizatë.

Përveç ekipit së “Let’s Do It” dhe vullnetarëve të tjerë, aksionit do t’i bashkohen edhe kryetarët e dy komunave përkatëse, përkatësisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, bëhet me dije në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme