Përfundon vaksinimi i qenve me pronarë në Ferizaj

Përfundon vaksinimi i qenve me pronarë në Ferizaj

19 May 2019 16:47

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka inspektuar sot aksionin për vaksinimin e qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit, i cili po zhvillohet tash e disa ditë në gjithë territorin e Ferizajt.

Një mundësi e tillë e krijuar si nismë e kësaj drejtorie, i ofron pronarëve të qenve që kafshën e tyre ta kontrollojnë dhe vaksionojnë kundër sëmundjeve të ndryshme potenciale, përkatësisht kundër sëmundjes së tërbimit.

Drejtori Bajrami pa nga afër disa nga lokacionet ku po kryhej vaksinimi, me ç’rast u shpreh se nisma të tilla do të realizohen vazhdimisht në mbrojtje të kafshëve dhe në funksion të zbatimit të pakos së masave të qeverisjes lokale për mbrojtjen e kafshëve.

Ai e vlerësoi të suksesshëm gjithë procesin e vaksinimit të qenve me pronarë, proces që sot shënon ditën e fundit.

Ndryshe, qindra qytetarë deri më sot i janë përgjigjur këtij aksioni duke sjellë kafshët e tyre për vaksinim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme