Fushëkosovasit ende me probleme me ujë të pijshëm, ndihen të mashtruar nga qeverisja lokale

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 18 May 2019 21:36

Tash e 20 vjet, banorët e një pjese të madhe të Fushë Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Komuna priti disa vjet vetëm lejen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Financave për ta lejuar lidhjen e një gypi nga Fushë Kosova me fabrikën e ujit në Shkabaj, raporton KTV.

Pasi nisën punimet, banorëve iu tha se në ditët e para të majit atyre do t’u zgjidhej problemi me ujë të pijshëm.

Por, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, fakt ky që i ka irrituar banorët, duke i detyruar ata që në mënyra të ndryshme ta sigurojnë ujin.

Për të parin e kësaj komune, e rëndësishme është se punimet kanë nisur.

Në Ujësjellësin Rajonal Prishtina, thonë se punimet janë duke shkuar sipas dinamikës dhe brenda këtij muaji ky projekt do të përfundojë.

Edhe pjesa e tjetër e Fushë Kosovës, e cila ka qenë e kyçur në ujësjellës, vazhdimisht është përballur me reduktime të shumta të ujit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme