Bazaj paralajmëron largimin nga PDK-ja, lëshon akuza për shumë parregullsi në procesin zgjedhor në Drenas

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 18 May 2019 19:59

Kandidati më i zëshëm për kryetar të degës së PDK-së në Drenas, Naim Bazaj, nuk ka arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë post.

Ndonëse para se të fillonte votimi ishte i bindur se fitorja do t’i takonte atij, raporton KTV.

Bazaj pas kuvendit zgjedhor ka thënë se bashkë me 80 delegatë që e kanë votuar do të japin dorëheqjet nga kjo parti.

Mirëpo këtë post për katër vjet do ta ketë Sejdi Hoxha që ka marrë më shumë se 130 vota.

Në kuvendin zgjedhor kanë votuar 260 delegatë nga të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit dhe ishin tre kandidat për kryetar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme