Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, gjatë një takimi me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, ka premtuar mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e kësaj komune.
Ata gjithashtu biseduan për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale, sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Banjë.
Zhiviq sipas një njoftimi për medie, thuhet ta ketë njoftuar kryetarin Begaj për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Malishevës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë.
Ndërsa, kryetari Begaj falënderoi ministren Zhiviq për përkrahjen dhe mbështetjen që ky institucion i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunën, të cilën ai e drejton dhe gjithashtu u zotua se do të ofrojë gjithmonë gatishmërinë e tij në përkrahje të prodhuesve të kësaj komune.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.