Roja sigurie nëpër shkolla në Fushë-Kosovë pas rrahjes së nxënësit nga një prind

Roja sigurie nëpër shkolla në Fushë-Kosovë pas rrahjes së nxënësit nga një prind

Nexhat Tovëlani 09 May 2019 10:00

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë thënë se shumë shpejt do të angazhojnë roja të sigurisë nëpër shkollat e kësaj komune, për të parandaluar incidentet e mundshme, siç ishte ai i së hënës, kur një prind (E.Z.) e kishte rrahur një nxënës gjatë orës mësimore.

Rasti ka ndodhur në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Daut Bogujevci”, në orën e pestë të ndërresës së paradites kur po mbahej mësimi në gjuhën shqipe. Drejtori për Arsim në këtë komunë, Islam Shabani, ka thënë se mjetet për t’i paguar këto roja do t’i marrin nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, pasi një gjë e tillë nuk ka qenë e planifikuar me buxhet, shkruan sot Koha Ditore.

“Menjëherë do të interesohem që shumë shpjet të angazhoj një kujdestari gjatë ditës dhe veç e kam bërë një vendim dhe do t’i angazhoj rojat e sigurisë në shkolla. Nuk është telashe (për mjetet v.j.) për dy muaj do t’i marrim prej mallrave dhe shërbimeve. Do ta bëjmë këtë për mos me na ndodhë diçka tjetër”, ka theksuar Islam Shabani.

Ky incident që ka ndodhur ditën e hënë në shkollën “Daut Bogujevci” ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy nxënës të kësaj shkolle gjatë kohës kur po luanin pas mësimit. Drejtori i kësaj shkolle, Sabri Xhigoli, ka thënë se është fjala për nxënës të klasës së shtatë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme