Kosovë

​ Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e dëshmorit Artim Jashari

​ Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e dëshmorit Artim Jashari
 

Sot në Mitrovicë u zbulua shtatorja e dëshmorit Artim Jashari, me ç’rast u vlerësua lart vepra e tij për lirinë e Kosovës.

Zbulimi i shtatores që u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u bë në 21 vjetorin e rënies së tij, ndërsa përveç familjarëve, morën pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë të Artim Jasharit, përfaqësues të organizatave të luftës, si dhe qytetarë të Mitrovicës dhe më gjerë.