Këshilltarët komunalë të Vitisë nga radhët e opozitës kanë akuzuar pushtetin komunal për moszbatim të planit të mobilitetit.
Sipas PDK-së dhe VV-së, Komuna nuk ka ndarë buxhet për identifikimin e pikave të rrezikut në rrugët magjistrale dhe lokale. Ata vlerësojnë se plani i Komunës, i cili është miratuar në vitin 2014, nuk është implementuar dhe se nuk janë rregulluar udhëkryqet dhe nuk është arritur të qetësohet trafiku me masat të cilat ishin paraparë në kuadër të planit të mobilitetit.
Këto subjekte kanë kërkuara rritjen e sigurisë në fshatin Drobesh, ku janë shënuar aksidentet të shpeshta me fatalitet, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Bekim Azizi, deklaron se plani i mobilitetit duhet të rishikohet dhe të identifikohen edhe dobësitë. Ai ka thënë se në planet e mobilitetit të cilat i harton Komuna duhet të marrin pjesë edhe ekspertë të cilët duhet të delegohen nga Ministria e Infrastrukturës. Thotë se ulja e numrit të aksidenteve brenda territorit të komunës mundet të realizohet me krijimin e një plani të mirë të mobilitetit, në të cilën duhet të kyçen të gjithë ekspertët.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)