Arbëri

Një muaj paraburgim sulmuesit të drejtorit komunal

Descriptive Text

Gjykata e Istogut ia ka shqiptuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për sulm fizik ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike të Komunës së Istogut, Enver Rugova. Rasti ka ndodhur të premten pasdite në oborrin e Komunës së Istogut, kur Rugova është sulmuar fizikisht dhe është goditur me grusht në fytyrë nga një banor i fshatit Zhakovë të kësaj komune.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti në oborrin e Kuvendit Komunal në Istog ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Komunës, viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në informatën e Policisë për rastin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)