Arbëri

Vihet në dyshim qëllimi i nismës për ndryshimin e Statutit në Obiliq

Dy parti opozitare në Komunën e Obiliqit kanë vënë në dyshim qëllimin e propozim-ndryshimit të Statutit, duke thënë se kjo gjë mund të keqpërdoret nga kryetari Xhafer Gashi. Ky i fundit nëpërmjet një kërkese zyrtare i ka propozuar Kuvendit Komunal të ndryshojë këtë dokument për shkak të ndërrimit të adresës së objektit të administratës. Por një fjali në fund të kësaj kërkese lë të hapur mundësinë edhe për ndryshime të tjera.

“Bazuar në nenin 116 dhe pika 1.1 të Statutit të Komunës së Obiliqit nr. 1-34 datë 25.04.2016, kryetari i Komunës propozon plotësim-ndryshimin e Statutit komunal. Ky propozim për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës është paraparë pas zhvendosjes nga objekti i Komunës së vjetër në objektin e Komunës së re, me adresë rr.’Adem Jashari’, nr.2, 15000 Obiliq, duhet të ndryshohet edhe në Statusin (Statutin v.j.) e Komunës”, thuhet në kërkesën e kryetarit Xhafer Gashi.

“Njëkohësisht të procedohen edhe plotësim-ndryshime të tjera nëse parashihen nga Komisioni”, thuhet në fund të kësaj kërkese.

E kjo fjali e fundit po i vë në dyshim zyrtarët e PDK-së e të LVV-së për sinqeritetin e kësaj kërkese.

Këshilltari i PDK-së, Lulzim Sadiku, i cili sapo është zgjedhur edhe kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë, ka thënë se nëse ndodh që të ketë propozime që kanë të bëjnë me interesa politike, atëherë ata do të jenë kundër.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)