Kosovë

35 familje të kategorive të dala nga lufta përfitojnë banesa në Klinë

35 familje të kategorive të dala nga lufta përfitojnë banesa në Klinë

Nga projekti i përbashkët i Komunës së Klinës dhe i Qeverisë së Kosovës kanë përfituar nga një banesë 35 familje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Me këtë projekt është ndërtuar një objekt i ri banesor dhe çelësat e banesave të reja, familjeve përfituese ua ka shpërndarë të enjten kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili i ka uruar qytetarët për banesat e reja dhe ka siguruar se përkujdesja për këto kategori të luftës dhe për familjet në nevojë nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se do të vazhdojë edhe me ndërtimin e objekteve të tjera të banimit me qëllim të sigurimit të kushteve të mira të banimit, shkruan sot “Koha Ditore”.