Arbëri

250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica, faza e parë” (pastrimi dhe thellimi i lumit), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit mes Komunës dhe MZHR-së për rregullimin e shtratit të lumit Drenica faza e parë, vlera e përgjithshme e projektit është 250 mijë euro, transmeton Koha.net.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal nga buxheti i vet për vitin 2019 do të ndajë mjete në verën prej 70 mijë eurove, kurse Komuna nga buxheti i saj vjetor për vitin 2019 do të ndajë mjete në vlerën prej 120 mijë euro, kurse pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet nga Komuna e Drenasit ne një fazë tjetër të realizimit të projektit”, thuhet në komunikatë.