Kosovë

Ndahen 50 mijë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina

Ndahen 50 mijë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rehabilitimi i shtratit të lumit Klina”, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 50 mijë euro për vitin buxhetor 2019, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Matoshi tha se përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së.