Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH-ja investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”.

Projekti financohet nga Ministria e Mjedisit dhe është në vlerë prej 60 mijë euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, Matoshi tha se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Rahovec financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.

“Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bërë kështu eliminimin e vërshimeve në dy fshatra Krushë- Celinë. Prioritet i ministrisë sonë mbetën komunat andaj mbështetja jonë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për mjedisin”, deklaroi Matoshi.

Matoshi, kërkoi nga kryetari Latifi që komuna t’i përmbushë obligimet e veta dhe të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se ky projekt është shumë e rëndësishme parandalimi i vërshimeve në këtë komunë.