Kosovë

Gjilani thotë se do të bëjë organizim masiv për pastrimin e qytetit

Gjilani thotë se do të bëjë organizim masiv për pastrimin e qytetit

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, duke përfshirë këtu shkollat, institucionet shëndetësore, kompanitë regjionale, FSK-në, zjarrfikësit, për të pastruar rrugët kryesore, pastaj largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në fazën e parë është e paraparë largimi i mbeturinave dhe pastrimi i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjve dhe zgjerimin e gjelbërimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim nëpër të gjitha lagjet në qytet me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.