Kosovë

KEK-ut i anulohet gjysma e tenderit për transportin e punëtorëve

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) i është kthyer në rivlerësim gjysma e aktivitetit të prokurimit për transportin e punëtorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vlerësuar se për pjesën e parë të këtij tenderi (Loti 1) nuk janë vërtetuar shkelje ligjore, ndërkohë që për pjesën e dytë të këtij tenderi (Loti 2) jo gjithçka ka qenë në përputhje ligjore.