Kosovë

Përkujtohen 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në Pastarellë të Rahovecit

 

Në Pastasellë të Rahovecit, janë përkujtuar 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në vitin 1999. 40 prej tyre ishin nga ky fshat, ndërsa të tjerët ishin nga komuna të tjera të Kosovës, e që këtu kishin ardhur për t’u strehuar.

Në 20-vjetorin e kësaj masakre, familjarët e të vrarëve kanë kërkuar drejtësi në raport me kryerësit e këtij krimi. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka apeluar tek institucionet që të bëhet më shumë për vendosjen para drejtësisë të kryerësve të këtyre masakrave, si dhe të merren më seriozisht me çështjen e të zhdukurve në Kosovë, raporton KTV.