Kosovë

Këshilltarët në Lipjan kërkojnë furnizim të rregullt me ujë për zonën qendrore

Foto: Koha
 

Banorët e qytetit të Lipjanit prej kohësh po përballen me mungesë dhe reduktime të ashpra të ujit të pijshëm, që furnizohen nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Telashe më të mëdha po paraqiten nëpër katet e larta nëpër objekte kolektive në zonën e qendrës së qytetit, ndërkohë kjo telashe shpeshherë po diskutohet edhe nëpër mbledhje të Kuvendit Komunal, derisa organet kompetente nuk po arrin ta bëjnë një zgjidhje.