Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicrës.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësojë punën sa i përket intervenimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke iu dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.
Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shpresuar që ta shohin Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë, transmeton Koha.net.
Ai u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha.