Komuna e Ferizajt ka nisur një fushatë vetëdijësuese kundër braktisjes së procesit mësimor nëpër shkolla fillore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në kuadër të saj, Komuna ka organizuar edhe tryeza të përbashkëta me prindërit e komunitetit ashkali, me OJQ-të dhe me institucionet arsimore, me qëllim që fenomeni i braktisjes së mësimit të parandalohet me urgjencë.
Po ashtu, Komuna tashmë ka formuar edhe një ekip profesional për të punuar me rreth 20 familje në fshatin Dubravë, derisa fëmijët e tyre e kanë braktisur mësimin në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok të Ferizajt.
Gjithashtu rreth kësaj çështjeje është angazhuar edhe Komiteti për komunitete në kuadër të Kuvendit Komunal të Ferizajt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shkaku i kushteve nxënësit e komunitetit ashkali në Ferizaj po braktisin shkollat
-
Ferizaj përballet me braktisjen e mësimit nga nxënësit
-
Afro 20 nxënës të komunitetit ashkali braktisin mësimin
-
Në Ferizaj falen prindërit që s’i çojnë fëmijët në shkollë
-
Policia dhe Komuna e Ferizajt me aktivitete në shkolla që po braktisen nga nxënësit