Shoqata “Përlepnica” pa lejen e Komunës së Gjilanit intervenoi në pastrimin e shtratit të lumit Foto: Koha

Shoqata “Përlepnica” pa lejen e Komunës së Gjilanit intervenoi në pastrimin e shtratit të lumit

Feim Azemi 25 March 2019 10:25

Qeverisja lokale e Gjilanit, që ndër të tjera është përgjegjëse edhe për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve në tërë territorin e saj, po akuzohet se ka dështuar të kryejë këtë përgjegjësi të saj.

Prandaj, në mungesë të përmbushjes së kësaj detyre nga Komuna, tani subjekte të ndryshme po intervenojnë në shtratin e lumenjve me qëllim që të bëjnë pastrimin e tyre nga mbeturinat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shoqata humanitare “Perlepnica”, pa lejen e Komunës ka intervenuar së fundmi në shtratin e lumit në fshatin Perlepnicë, duke angazhuar një ekskavator dhe kamion që të kryejnë punën.

Drejtues të Shoqatës vlerësojnë se pastrimi i lumit nga mbeturinat hyn në kuadër të shumë projekteve, të cilat janë duke i financuar në këtë fshat.

Ata kritikojnë Komunën se nuk u ka dhënë leje për intervenim në shtratin e lumit, pavarësisht që kishin bërë kërkesë për një gjë të tillë.

Kryetari i Shoqatës humanitare “Përlepnica", me seli në shtetin zviceran, Mevlan Ismajli deklaron se projekti financohet nga të hyrat, të cilat grumbullohen nga kontributi i anëtarësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme