Arbëri

“Pastrimi” në Lipjan do ndihmën e qytetarëve për menaxhimin e mbeturinave

Foto: Koha

Kompania rajonale “Pastrimi”, dega në Lipjan, ka publikuar një plan të ri operativ me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të mbeturinave në qytet dhe nëpër fshatra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë periudhës së fundit kohore kjo kompani ka vendosur gjithsej 55 kontejnerë të rinj në qendër të qytetit, ndërkohë ka nisur aksione për pastrimin e deponive në disa fshatra sipas kërkesave të qytetarëve.

Për t’i menaxhuar më mirë mbeturinat në qytetin e Lipjanit është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal, andaj opozita ka dhënë disa sugjerime që kontejnerët të largohen nga rruga dhe trotuaret.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)