Komuna e Ferizajt ka nisur procedurat për ndryshimin e Rregullores për dhënien e dekoratave, mirëpo ndryshimet e tilla po kundërshtohen nga ish-qeverisja e kaluar e LDK-së, me arsyetim se Rregullorja aktuale është produkt i tyre dhe e përgatitur nga një staf profesional, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas LDK-së, qeverisja aktuale po synon ndryshimin e kësaj rregulloreje pa dhënë ndonjë argument të fuqishëm. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ndërkohë si pasojë e mungesës së qytetarëve ka dështuar edhe debati publik.
Muharrem Svarqa, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, njëherësh kryetar i këtij subjekti në Ferizaj, ka thënë se ndryshimi i Rregullores për dhënien e dekoratave po shkon drejt degradimit, derisa nuk ka për qëllim avancimin e saj me ndryshime konkrete në interes të përgjithshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
LDK-ja ndan “dekorata” për udhëheqësit e Ferizajit
-
Drejtorët e shkollave në Ferizaj kritikojnë rregulloren e re të komunës
-
LDK në Ferizaj: Komuna shpërfill marrëveshjen me Qeverinë për garat e diturisë
-
Tërhiqet Rregullorja për orarin e punës për bizneset në Ferizaj
-
LDK-ja kërkon finalizimin e hartës zonale në Ferizaj