Kosovë

Studentët me protestë kundërshtojnë punësimet mbi baza familjare në USHAF të Ferizajt

Studentët me protestë kundërshtojnë punësimet mbi baza familjare në USHAF të Ferizajt
 

Një grup studentësh të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Demokracia Studentore” kanë organizuar një protestë para këtij universiteti për t’i kundërshtuar një varg punësimesh të kundërligjshme.

Ky grup studentësh kanë vendosur edhe disa parulla në hyrje të universitetit me mbishkrime “Stop punësimeve familjare”, “Ne jemi zëri i arsyeje”, “Po i shuani ëndrrat tona” etj.