Në Ferizaj, disa Qendra të Mjekësisë Familjare me pak staf e punojnë vetëm deri në orën 14:00

Dritë Slivova Polisi Dritë Slivova Polisi 19 March 2019 21:56

Vetëm 308 specialistë mjekësor janë në dispozicion, për 111 mijë banorët e komunës së Ferizajt dhe 46 fshatrave të saj.

Meqë numri i specialistëve mjekësorë është i vogël, në shumicën e fshatrave të kësaj komune, Qendrat e Mjekësisë Familjare, punojnë pak orë në ditë, raporton KTV.

Njëjtë ndodh edhe në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Shkaku i kësaj, banorët tregojnë se në të shumtën e rasteve, iu duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore në qytet.

Por, më mirë nuk mbetet as Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Sidomos të moshuarit, ankohen se presin gjatë për t’u kontrolluar, meqë ka pak mjekë.

Dritëro Hyseni, asamblist i Vetëvendosjes në Ferizaj, thotë se problemi është rritur në kohën e qeverisjes së LDK-së, e cila, sipas tij, nuk i ka dhënë prioritet sektorit të Shëndetësisë.

Por, Balton Dërguti, asamblist i LDK-së, po thotë se kjo parti e pati zgjidhur këtë problem, por është keqësuar nga qeverisja e PDK-së.

Në Komunën e Ferizajt thonë se kanë në plan punësimin e 5 mjekëve me kontratë mbi vepër, në mënyrë që të rritet numri i specialistëve mjekësorë.

Qeverisja aktuale e PDK-së fajin ia hedh LDK-së, që ka udhëhequr në mandatin e kaluar me Ferizajn, duke thënë se shkaku i keqqeverisjes së tyre, zgjidhjet po marrin më shumë kohë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme