Identifikohen shkelje të ndryshme gjatë dy muajve të parë të vitit

Identifikohen shkelje të ndryshme gjatë dy muajve të parë të vitit

Agim Ademi Agim Ademi 14 March 2019 12:31

Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka shqyrtuar dhe iniciuar gjithsej 616 lëndë të ndryshme, prej tyre 195 lëndë për inspektim të bizneseve, pastaj 49 në sektorin e ambientit, 175 në bujqësi, 15 në ndërtimtari, 92 në trafik dhe 90 për sanitari, vetëm gjatë muajit janar të këtij viti.

Përderisa gjatë muajit shkurt janë shqyrtuar dhe iniciuar gjithsej 596 lëndë, ndërkaq në mesin e tyre 229 në fushën e bizneseve, 51 në sektorin e ambientit, 158 në bujqësi, 14 në ndërtimtari, 86 në trafik dhe 58 për sanitari, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu thuhet në raportin e punës për muajin janar dhe shkurt të këtij viti, nëpërmjet të cilit ka njoftuar për një varg aktivitetesh dhe lëndë të zgjidhura nga Inspektorati i kësaj komune.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme