Kosovë

Prizreni rikujton dëshmorët e Betejës së Jeshkovës

Prizreni rikujton dëshmorët e Betejës së Jeshkovës
 

Me rastin e përvjetorit të Betejës së Jeshkovës, sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga zyrtarë komunalë, deputetë, drejtorë, asamblistë dhe përfaqësues nga OVL të UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Atmaxhë dhe Jeshkovë.

Kryetari Haskuka deklaroi se Beteja e Jeshkovës është një prej betejave më të mëdha të regjionit të Prizrenit, ku kanë rënë 21 dëshmorë.