Kosovë

Opozita e Ferizajt kritikon Aliun për mospërmbushje të premtimeve zgjedhore

 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka premtuar gjithsej 38 projekte kapitale për katër vjet të mandatit të tij, ndërkohë deri tashti ka përfunduar vetëm 11 prej tyre.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Instituti për Studime të Avancuara(GAP), nëpërmjet raportit të monitorimit të komunave rreth premtimeve që kanë bërë kryetarët e komunave të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.