Arbëri

Kryetari i Obiliqit tregon në Facebook se punon edhe të shtunave

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të treguar se punon edhe në ditë vikendi, të shtunave.

“Me bashkëpunëtorët edhe një vikend me punë. Duke dashur të jemi gjithnjë në shërbim të qytetarit, duke u munduar të përmirësojmë mirëqenjën e tyre e me të vetmin qëllimin zhvillimin e komunës tonë, me ekzekutivin dhe grupin punues të strategjisë socio-ekonomike, sot vazhduam me punë në definimin dhe realizimin e projekteve me prioritet për komunën. #NeFlasimMePunë”, ka shkruar Gashi.