Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afro 20 nxënës të komunitetit ashkali braktisin mësimin

Gjatë këtij viti shkollor rreth njëzet nxënës të komunitetit shkali e kanë braktisur procesin mësimor në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt. Shumica e këtyre nxënësve janë në klasën e parë dhe në klasën e dytë, ndërkaq ka edhe nxënës të klasës së tetë dhe nëntë.

Ndërkohë, ekipi për parandalimin e braktisjeve i themeluar nga Drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj është duke bërë përpjekje për t’i kthyer fëmijët në shkollë, mirëpo deri tashti nuk është arritur ndonjë rezultat pozitiv. Raste të braktisjeve nga 2 deri 3 raste janë evidentuar edhe në disa shkolla të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditoer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ismet Çerkini, drejtor në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt ka thënë se kushtet e rënda ekonomike dhe mosvullneti i prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkollë deri tashti e kanë braktisur mësimin gjithsejtë 20 nxënës të komunitetit ashkali.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)