Kosovë

Kërkohet formimi i mekanizmave lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje

Kërkohet formimi i mekanizmave lokalë për mbrojtje nga dhuna në familje
Foto: Ilustrim

Zyrtarë komunalë të Podujevës, ata të Ministrisë së Drejtësisë kanë kërkuar angazhim të të gjithë mekanizmave shtetërorë për të parandaluar dhunën në familje.

Në një njoftim të Komunës së Podujevës dërguar mediave, thuhet se në takimin që ka pasur nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, me zëvendësministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj, është thënë se, edhe pse ekziston infrastruktura ligjore, dhuna në familje vazhdon të jetë prezent.