Let’s Do It Kosova nis fushatën edukative mjedisore në Viti

Let’s Do It Kosova nis fushatën edukative mjedisore në Viti

01 March 2019 14:02

Let’s Do It Kosova, në Komunën e Vitisë ka filluar fushatën edukative mjedisore “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”, përmes të cilës synohet që të krijohet një kulturë e re mjedisore për gjeneratat e reja.

Hapja e fushatës filloi te shkolla “Dëshmorët e Vitisë”, ku ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, tha se kjo fushatë synon që gjeneratat e reja të mësojnë se jo vetëm ambienti brenda hapësirës ku qëndron duhet të jetë i pastër, por edhe jashtë saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme