Arbëri

Opozita në Kamenicë kërkon studim fizibiliteti për zonën ekonomike

Megjithëse me Planin zhvillimor komunal është paraparë zona ekonomike, opozita ka kërkuar që pushteti ta bëjë një studim fizibiliteti.

Kjo zonë është paraparë të shtrihet në fshatrat: Topanicë-Hodonoc-Domorovc.

Por këshilltarët komunalë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Kamenicë, deklarojnë se ekzekutivi i komunës nuk duhet që të ndjekë shembullin e komunave të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Florim Kryeziu (PDK), ka thënë se kryetari i komunës duhet të sigurohet të realizojë studimin e fizibilitetit dhe nëse ekzekutivi i komunës nuk ka paraparë mjete buxhetore për një gjë të tillë atëherë duhet të kërkohet nga Kuvendi Komunal që të lejohet një ndarje buxhetore për këtë çështje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)