Ambulanca e Mazgitit mbetet e pafunksionalizuar Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ambulanca e Mazgitit mbetet e pafunksionalizuar

Nexhat Tovërlani 22 February 2019 11:05

Objekti i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Mazgit të Obiliqit asnjëherë nuk e ka kryer funksionin për të cilën është ndërtuar para shumë vjetësh nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të kësaj, banorët e këtij fshati duhet të shkojnë në qytet për të marrë shërbime në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). E komunarët nuk e kanë në plan njëherë që ta funksionalizojnë këtë objekt, që ka filluar edhe të rrënohet. Në përgjigjet e Zyrës për informim të kësaj komune, thuhet se kur të ndërmarrin diçka për këtë objekt do të njoftojnë.

“Koncepti i mjekësisë familjare parasheh formë tjetër të shërbimit shëndetësor, prandaj ne si DSHMS jemi duke punuar në këtë drejtim, kur të kemi diç definitive do t’ju lajmërojmë”, është thënë shkurt nga zyrtarët komunalë....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme