Komuna e Fushë-Kosovës ndan bursa për fëmijët e zyrtarit të vet Foto: Ilustrim

Komuna e Fushë-Kosovës ndan bursa për fëmijët e zyrtarit të vet

Nexhat Tovërlani 21 shkurt 2019 07:55

Dy bursa studentore kanë shkuar për fëmijët e zyrtarit të partisë në pushtet (LDK) të Komunës së Fushë-Kosovës. Në mesin e 131 bursave që kanë përfituar studentë të nivelit bachelor dhe master gjatë vitit të kaluar, dy prej tyre kanë qenë fëmijët e shefit të Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Remzi Shala.

Kriteret që ishin kërkuar për të qenë fitues i një burse vjetore prej 250 eurosh për bachelor dhe 300 për master ka qenë nota mesatare mbi 8 dhe nëse studiojnë në Fakultetin Teknik, të Mjekësisë dhe në Fakultetin e Edukimit, shkruan sot Koha Ditore.

Vetë Remzi Shala nuk e ka konsideruar se ka konflikt të interesit, pasi është pjesë e strukturave të partisë në pushtet dhe shef i GK të së njëjtës në Kuvend. Ai thotë se fëmijët e tij studente të nivelit bachelor i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për arsim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme