Arbëri

Graçanica organizon trajnimin dhe certifikimin e ciceronëve turistikë në Kosovë

Descriptive Text

Organizata Turistike e Graçanicës (OTG) përmes një shpalljeje u ka bërë thirrje publike kandidatëve për trajnimin e 30 ciceronëve turistikë në kuadër të projektit “Zhvillimi i aftësive të ciceronëve turistikë në Kosovë”. Sipas thirrjes, qëllimi i këtij projekti është që të zhvillojë aftësitë praktike dhe të rrisë punësimin e grave dhe të rinjve.

Projekti i OTG-së “Zhvillimi i aftësive të ciceronëve turistikë në Kosovë” është pjesë e grantit të financiar prej projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i implementuar na UNDP Kosovo dhe i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Europian që i kontribuon Stabilitetit dhe Paqes (IcSP).

Trajnimi do të mbahet nga 6 deri më 13 prill 2019 në Graçanicë dhe do të zgjasë 8 ditë.

Kushtet e përgjithshme për aplikim:

- Shkolla e kryer e mesme profesionale apo fakulteti;

- Njohuri të gjuhës angleze dhe/apo franceze, gjermane, italiane, ruse, spanjolle, japoneze;

- Personat e moshës prej 20 deri 40 vjeç;

- Letërnjoftimi/pasaporta valide e Kosovës.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Formulari i plotësuar për aplikim;

2. Kopja e skanuar e letërnjoftimit/pasaportës valide të Kosovës;

3. Dëshmia e kualifikimit profesional (kopja e diplomës së shkollës së mesme ose të fakultetit);

4. Letra e motivimit (në të cilën aplikanti duhet të shpjegojë se pse ai/ajo dëshiron të jetë ciceron turistik dhe pse ai/ajo konsiderohet si kandidat/e më i/e mirë) - maksimumi nga njëra anë;

5. Kopja e njohurisë së gjuhës së huaj (nëse ka: certifikatën, diplomën ose deklaratën e kandidatit).

Kandidatët e interesuar për aplikim mund të shkarkojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare të OTG-së - https://togracanica.org/?strana=300 .

Dokumentacioni për aplikim mund të dorëzohet:

- në formë elektronike në e-mailin: togracanica@gmail.com duke shënuar „Aplikimi për trajnimin e ciceronëve turistik“,

- në formën e shtypur përmes postës apo personalisht të dorëzuar në adresën:

Organizata Turistike e Graçanicës, rr. “Car Lazar” pn – Qendra tregtare kati III (zyra nr. 17), 10500 Graçanicë.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 7 prill 2019, në orën 16:00. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas afatit nuk do të merret parasysh.

Në një afat prej 10 ditëve (pas mbylljes së shpalljes publike), Komisioni vlerësues do t'i shqyrtojë aplikacionet e dorëzuara në kohë dhe do t'i informojë kandidatët për rezultatet.

Lista e kandidatëve të përshtatshëm do të publikohet në faqen zyrtare të OTG-së

www.togracanica.org