Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta përplasen për kremten e Pavarësisë

Shoqatat e dala nga lufta përplasen për kremten e Pavarësisë
 

Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Komunën e Obiliqit janë duke u përplasur ndërmjet vete se kush kë e përfaqëson. Pas mospajtimeve të mëhershme për çështjen e emërtimit të sheshit të qytetit “Adem Preniqi” në festën e 28 Nëntorit, tash shkak është bërë shënimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në këtë komunë.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së-Dega në Obiliq ka reaguar pas publikimit të programit festiv nga organet komunale. Në këtë reagim të nënshkruar nga kryetari i OVL-së, Fehmi Mjeku, thuhet se shprehin pakënaqësinë me pikën dy të programit ku ishte paraparë fjala përshëndetëse për përfaqësuesin e shoqatave të dala nga lufta (SHDL), shkruan sot Koha Ditore.