Arbëri

Vetëvendosje: LDK-ja e PDK-ja në Ferizaj bënë projekt “të panevojshëm” prej 2.8 milionë eurosh

Descriptive Text

Subjekti opozitar, Lëvizja Vetëvendosje Dega në Ferizaj, e ka akuzuar qeverisjen lokale të PDK-së dhe ish-qeverisjen e kaluar të LDK-së se kanë hartuar projekt milionësh, i cili nuk u duhej qytetarëve.

Sipas drejtuesve të kësaj partie në Ferizaj, asfaltimi i rrugës rreth dhjetë kilometrash që kalon nëpër vise malore Rahovicë-Kishnapolje, në vlerë prej 2.8 milionë eurosh po financohej me buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës, ndonëse nuk u duhej qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Asfaltimi i kësaj rruge lidhet me magjistralen Prishtinë-Gjilan, ndërkaq sipas Vetëvendosjes ky projekt po realizohej me qëllim të shpronësimit të parcelave private të njerëzve të politikës, në nivel lokal, të cilët dyshohej se kanë blerë prona të ndryshme përgjatë asaj rruge.

Sipas VV-së, qëllimi i ndërtimit të kësaj rruge është që në të ardhmen pushtetarët dhe individë të caktuar të hapin hotele e restorante në atë zonë malore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)